Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kokalari i kthehet LaCivita-s: Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari i kthehet LaCivita-s: Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Evi Kokalari ka replikuar me Chris LaCivita-n, konsulentin e kontratuar së fundmi nga PD-ja, pasi ai publikoi sot një foto të kryeministrit Edi Rama me Alex Soros dhe tha: “Kukulla dhe mjeshtër kukullash."

Në një reagim në rrjetet sociale, Kokalari i kujton LaCivitan se ishte Berisha ai që e solli Sorosin në Shqipëri.

"Hej Chris, sa je paguar për ta thënë këtë? A e kupton që Berisha e solli Sorosin në Shqipëri? Të dy kishin një marrëveshje që e prishi Berisha dhe Soros e largoi atë. Është e trishtueshme të shohësh dikë pranë Presidentit, të bëjë punën e pistë të një njeriu të korruptuar në Shqipëri. Berisha është arsyeja kryesore që shqiptarët nuk mund ta largojë Ramën. Por, këtë do ta mësoni së shpejti. Jo se do të jetë e rëndësishme për ty sepse po e bën këtë për para. Por ka rëndësi për mua, se unë kam lindur atje.", shkruan Kokalari./K.C/dritare.net

Kokalari i kthehet LaCivita-s: Sorosin e solli Berisha në Shqipëri