Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Klosi: Tendencë liberale për të huajt që duan të jetojnë në Shqipëri. Ja cila është pengesa e vetme!

Klosi: Tendencë liberale për të huajt që duan të

I ftuar në Shqip në Dritare Tv, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi foli për të huajt që duan të vijnë të jetojnë në Shqipëri. Klosi theksoi se shteti ka tendencë liberale, teksa tha se pengesë mbetet integrimi në BE. Më tej ai shtoi se spitali i Fierit do të njohë shërbimin e sigurimeve shëndetësore, që do të thotë se tendenca liberale po vjen në rritje.

"Kemi tendencë të politikave liberale që të huajt të vijnë të jetojnë në Shqipëri. Ajo që na ka penguar është integrimi me BE-në, jo vetëm nga ana politke por edhe nga pikëpamja e institucioneve. Mbetet problem sistemi I sigurimeve shëndëtësore për shërbimet që duhet të përfitojnë si shtetas të huaj në vendin tonë. Përsa i përket pronës, jemi liberalë në këtë aspekt, çdo shtetas i huaj mund të posedojë një pronë në Shqipëri. Në Vlorë dhe Sarandë ka shumë posedues apartamentesh që nuk janë shqiptarë dhe e shfrytëzojnë për një kohë shumë të gjatë plazhin në Shqipëri. Është një mundësi e artë sepse tani ka ndryshuar filozofia e evropianëve për të shkuar në vende të largëta, dhe duan të jetojnë në vende të ngrohta si Shqipëria. Spitali i Fierit do ta njohë shërbimin e sigurimeve shëndetësore evropiane."/M.M-dritare.net