Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos!
Dritare.net
GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e Alqi Bllakos për të pasur një masë më të lehtë sigurie, nga arresti me burg. Ish-deputeti socialist i cili akuzohet për korrupsion nga SPAK lidhur me inceneratorin e Fierit, kërkoi nga gjykata masë më të lehtë, me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit për të informuar palët mbi hetimet.
Bllako akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre” gjatë kohës që mbante postin e këshilltarit në Ministrinë e Mjedisit. Në dosjen e SPAK, ish-deputeti akuzohet se në bashkëpunim me Lefter Kokën dhe zyrtarë vendorë në Fier kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë ndryshuar destinacionin e pronës ku do të ndërtohej inceneratori.
Sipas SPAK Bllako ka favorizuar kompaninë fituese të inceneratorit të Fierit dhe ka marrë si ryshfet shumën prej 14.9 milionë lekësh./M.K-dritare.net