Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

J&J nis furnizimin me vaksina në BE, ja dy shtetet që marrin sot dozat e para!

J&J nis furnizimin me vaksina në BE, ja dy shtetet që marrin sot

Johnson & Johnson nisi sot shpërndarjen e vaksinës së saj kundër Covid-19 në vendet e BE. Kompania kishte në plan që t’i shpërndante dozat që në fillim të muajt prill, por u vonua për shkak se dolën disa probleme me prodhimin.

"Dozat e para po transportohen nga depot për te vendet anëtare.",- tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Johnson & Johnson nis dërgesat e vaksinave në BE. Një lajm shumë i mirë.”,- u shpreh Peter Liese, ligjvënës i BE-së nga e njëjta parti me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kompania amerikane është zotuar të japë 55 milionë doza në BE-së deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, tha komisioneri i industrisë së BE-së Thierry Breton. Një zëdhënëse e Johnson & Johnson konfirmoi se dozat e para i morën fillimisht Norvegjia dhe Islanda./K.C/dritare.net