Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Janë mbledhur pleqtë e PS-së! Si i përgjigjet Rama komentuesit!

Janë mbledhur pleqtë e PS-së! Si i përgjigjet Rama

Gjatë dëgjesës me njësinë nr. 2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka marrë shkas të lexojë disa nga komentet e publikuara në Facebook. Njëri prej tyre e krahasonte ngjarjen me “mbledhjet e xhaxhit Enver” duke shtuar “Poshtë komunizmi”.

Një tjetër përdorues ironizonte: “Janë mbledhur të gjithë pleq e PS”, një koment që Rama e përshëndeti me humor, duke e kthyer në një moment argëtues për pjesëmarrësit.

“Ca komente në facebook e njëri ka shkruar. ‘fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’. Sa të jenë këta tipa, komunizmi do të vazhdojë të jetë në pushtet. Idiot komplet, poshtë komunizmi. Këto dëgjesa janë gjëja elementare që duhet të bëjë një forcë politike që qeveris. Këto dëgjesa në Amerikë zhvillohen normalisht. Ajo që është e re në këtë rast, është që ne po i bëjmë këto kur ka mbaruar fushata dhe ju e dini që menjëherë pasi mbaruan zgjedhjet, deputetët kanë ardhur përsëri. Kemi një libër me mbi 2 mijë probleme për Tiranën. Filluam të punojmë për një dhatë që do të bëhej për zgjedhjet e Tiranës, por ja ku jemi pavarësisht se nuk kemi zgjedhje dhe unë nuk mendoj se është poshtë komunizmi, është rroftë demokracia.

Është dhe dikush që thotë, ‘janë mbledhur të gjithë pleq e PS’. Na marrin të keqen se shife sa vajza e djem ka këtu. Kjo që shkruan e ka me Lumen, po Lumja si yll bote as nuk ka vite, as nuk dihet sa vjeç është sesi jeton”, tha Rama./K.C/dritare.net