Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja pakti mes Bardhit dhe Çuçit në zyrën e Nikollës!

Ja pakti mes Bardhit dhe Çuçit në zyrën e Nikollës!

Dy kryetarët e grupeve parlamentare Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi kanë rënë në dakordësi që gjatë seancave plenare, kur kërkohet fjala për procedurë, të vendosin ata se cili prej deputetëve të flasë, në mënyrë që debati për procedure të mos zgjasë pa mbarim. Pakti u arrit në një takim mes tyre dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

“Dje kryetarja e Kuvendit ka zhvilluar një takim me kryetarët e grupeve kryesore parlamentare dhe ka pasur një dakordësi që të mos abuzohet me çështjet për kërkimin e procedurës.

Rregullorja përcakton formimin e grupeve parlamentare. Çdo grup ka kryetar grupi dhe jo rastësisht kryetarja e kuvendit këshillohet me kryetarët e grupeve në mënyrë që qëndrimet e anëtarëve e grupeve të ndryshme parlamentare të mund të njëhsohen dhe të përcillen në sallë nëpërmjet kryetarit të grupit. Mbi këtë bazë ka ndodhur edhe marrëveshja e djeshme dhe çdo koleg që nuk do respektojë kërkesën kur kërkohet fjala për procedurë, do ta ndërpres.

Sula, Noka dhe Dogjani kanë kërkuar fjalën, kujt do t’ia jepni fjalën? Kjo është dakordësia që keni vendosur dje mes kryetarëve të grupeve parlamentare kështu që une duhet ta pyes zotin Bardhi”, u shpreh zonja Felaj sot në Kuvend./L.F-dritare.net