Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Itali/U përplas nga makina para shtëpisë, përcillet për në banesën e fundit 11-vjeçarja shqiptare!

Itali/U përplas nga makina para shtëpisë, përcillet për

Emanuela Brahja, 11-vjeçarja shqiptare që u përplas për vdekje nga një makinë përpara shtëpisë së saj në Itali, është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Në ceremoni kanë marrë pjesë qindra qytetarë. Një prej mësuesve të saj i kishte dedikuar një poezi, ndërsa shokët e shoqet e klasës kanë lëshuar balona të verdha në qiell.

Vdekja e 11-vjeçares ka tronditur familjen e saj, prindërit, motrën, vëllain dhe të gjithë komunitetin shqiptar në Itali. Prifti që ka mbajtur meshën e vdekjes së të miturës, është përfshirë nga emocione të forta, ndërsa në një moment ka ndaluar predikimin për shkak të përlotjes./M.M-dritare.net

Itali/U përplas nga makina para shtëpisë, përcillet për