Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Imzot George Frendo: Kthimi në xhami e Shën Sofisë nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës!

Imzot George Frendo: Kthimi në xhami e Shën Sofisë nuk i


Imzot George Frendo ka reaguar pas vendimit të Turqisë që kishën dhe muzeun Shën Sofia, ta kthejë në xhami!

Imzot George Frendo shprehet se ky veprim i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

Deklarata e imzot George Frendo:

Tirana, më 12 korrik 2020

KTHIMI I KISHËS SË SHËN SOFISË NË XHAMI

Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.

UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.

Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.

Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve.

Imzot George Frendo

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë./ I.M-Dritare.net