
Historia e piratit shqiptar që u bë admiral i otomanëve
Dritare.net
Shipio Çikala është një personazh jo i vogël në historinë e gjatë dhe të mbushur me njerëz të piraterisë. Ai ka një histori interesante.
I lindur në vitin 1545 nga vikonti gjenovez Vincenzo Çikala dhe një skllave myslimane shqiptare, në vitin 1564, në moshën 19 vjeçare ndërsa lundronte me të atin, ai u kap nga Dragut, një pirat i famshëm osman.
Vincenzo, babai, u lirua me pagesën e një shpërblimi, ndërsa djali i tij Shipion, pasi kishte ngjallur simpatinë e sulltanit, u mbajt në oborrin e sulltanit, ku u rrit dhe u konvertua në fenë e nënës së tij, duke harruar gjithnjë e më shumë origjinën nga babai.
Ambicioz dhe i vendosur, Shipio u ngjit me shpejtësi në hierarkinë turke: Beilerbe i Vanit dhe i Damaskut, aga (shefi) i jeniçerëve në 1578 dhe më vonë vezir i Erevanit (Armeni) kaloi në flotën otomane duke marrë gradën admiral, me emrin Çagaloglu Jusuf Sinan Kapudan Pasha (Sinani është emri turk i Gjenovës, Kapudan Pasha do të thotë admiral).
Çagaloglu shërbeu nën mbretërimin e Muhamedit III, Sulejmanit të Madhërishëm dhe Selimit II, duke kryer bastisje të shumta në Kalabri dhe Siçili.
Dhe pikërisht në Reggio Calabria filloi perëndimi i tij: duke përfituar nga betejat e brendshme në qytet, ai zbarkoi në brigjet e tij, por u mposht rëndë në qytetin e vogël të Sant'Agata del Bianco: ishte viti 1604. Mesa duket nuk e dinte që në atë zonë kishin shkuar të banonin bashkëkombasit e nënës së tij që ishin mjeshtra të luftës në male. Një vit më pas ai humbi jetën gjatë një fushate katastrofike kundër Persisë.
Lagjia e Stambollit ku ndodhet pallati i tij u emërua me emrin e tij – Çagaloglu. Historia e tij tregohet në romanin e Pietrangelo Buttafuoco: "Ujku dhe hëna"./dritare.net

















