
Fushata e vaksinimit ecën me shpejtësi/ Von der Leyen jep lajmin fantastik
E Martë 4 Maj 2021, 14:02
Dritare.net
Presidentja e Komisionit të Evropës Ursula von der Leyen thotë se deri më tani janë vaksinuar 150 milionë njerëz në të gjithë BE-në. Von der Leyen ripërsërit mesazhin se deri më korrik të këtij viti 70% e të rriturve të BE-së do të jenë vaksinuar.
"Fushata e vaksinimit po ecën me shpejtësi në të gjithë BE-në. Sapo kemi tejkaluar 150 milionë të vaksinuar. Një e katërta e të gjithë evropianëve kanë marrë dozën e tyre të parë. Ne do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të të rriturve në BE deri në korrik.”- u shpreh presidentja e KE-së./K.C/dritare.net

















