Flamur Noka përdor gjuhë homofobike dhe të rëndë, reagon ashpër komuniteti LGBT
Dritare.net
Ish-deputeti i PD, Falmur Noka, përmes një statusi në facebook, ka përdorur një gjuhë homofobike, dhe të rëndë, në lidhje me flamurin e LGBT që ka vendosur Bashkia e Tiranës në mire, për 17 majin, Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.
Noka shkruan se: Qe je bythe..q kjo eshte puna jote..Qe gjjthe karrieren tende e ke bere bazuar te vlerat e bythes ,edhe kjo eshte puna jote.Qe te shkoi jeta duke i lepire bythen Edi Rames edhe kjo prape eshte puna jote .Qe te gjesh veten shpirterisht dhe te kesh simbol te vlerave tua keto ngjyra prape eshte puna jote..Por mbaje dhe vendose te shpia jote ..Sepse ky institucion shteteror perfaqeson qytetaret e Tiranes , dhe aty vendoset vetem flamuri kombetar dhe jo ngjyrat e bythes tende ."
Në lidhje me këtë status kanë reaguar ashpër dy organizatat e komuniteti LGBTI në vendin tonë, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT.
Deklarata:
Aleanca LGBT dhe Pro-LGBT dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe përdorimin e komunitetit LGBTI për qëllime dhe përfitime politike nga partitë politike në vend.
Midis deklaratave të turpshme dhe përpjekjeve të shtirura publike, duam të sjellim në vëmendje faktin se komuniteti LGBTI+ nuk ndihet i përfaqesuar nga asnjë parti politike në Shqipëri.
Njera palë është qartazi më e trashë dhe më banale në gjuhë e në përmbajtje, pala tjetër është më e interesuar për të mbajtur përsipër një maskë emancipimi, por fakti është që të gjitha palët e politikës shqiptare jo vetëm që nuk e përfaqësojnë një qytetar LGBT sot në Shqipëri por kanë dështuar në mënyrë sistematike për të mbrojtur të gjitha të drejtat e njeriut në Shqipëri.
LGBT është populli i papërfaqësuar ashtu si gjithë populli tjetër shqiptar. I papërfaqësuar nga askush.
Turp dhe neveri për politikanët e të dyja palëve që historikisht në vend të mendojnë për zgjidhjen e problemeve për qytetarët zbulojnë nga arsenali i tyre stereotipe banale për tu marrë me njëri-tjetrin teksa në vazhdojmë të mbetemi qytetarë të nëpërkëmbur./ I.M-Dritare.net