Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fatos Lubonja, Astrit Patozi e Kreshnik Spahiu komentojnë partinë e Jozefina Topallit

Fatos Lubonja, Astrit Patozi e Kreshnik Spahiu komentojnë partinë e

Ish-kryeatja e Kuvendit, një nga figurat më të rëndësishme të PD para 2017, Jozefina Topalli ka thënë se do të krijojë një parti të re, dhe zyrtarizimi i saj pritet që të ndodh të mërkurën.

Këtë lëvizje të re politike e ka kritikuar ashpër, analisti Fatos Lubonja i cili shprehet se kush krijon një parti në prag zgjedhjesh është ose delirant ose i blerë nga Rama.

Kush krijon parti në prag të zgjedhjeve ose është delirant, ose është i blerë nga Rama. Nëse duan të krijojnë parti, duhet ta bëjnë pas zgjedhjeve, që të tregojnë se janë njerëz që kanë vërtet një qëllim”, tha Lubonja.

Pyetje: Mund të jetë Topalli delirante ose e blerë nga Rama?
Lubonja: Njëra nga të dyja patjetër. Ajo që mendoj unë është se këtu një pjesë e mirë e njerëzve kuptohet se kanë një emocion negativ ndaj Lulzim Bashës, që i ka nxjerrë jashtë. Po ti shohësh ata flasin më shumë kundër Bashës se kundër Ramës. Deri këtu është normale, por të krijosh parti është problem, sepse duhet ta kapërcesh emocionin dhe pastaj të krijosh parti. Ata duhet të kalojnë përtej inateve dhe interesave dhe të shohin kush është problemi kryesor në vend. Përvoja ka treguar se kush ka krijuar parti para zgjedhjeve o është blerë, o është delirant.

Në lidhje me komentin e Lubonjës, ka reaguar edhe kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i cili shkruan se përtej të gjithave ajo parti nuk mund të quhet një “bandë”

Statusi i Patozit:

TË PAKTËN NUK ËSHTË BANDË, FATOS...

Eh mor Fatos, e paske harruar fare sot që je autori i thënies së famshme se Shqipëria qeveriset nga tri banda.

Dhe qenke shqetësuar për lindjen e një partie të re, megjithëse ajo ende nuk ka dalë nga mitra.

Ne nuk e dimë çfarë do të bëhet ajo nesër dhe më tej, por e vetmja gjë që mund të thuhet sot me siguri është fakti se ajo nuk mund të quhet bandë.

Sepse duhen prova, madje dhe krime të rëndësishme që ta meritosh këtë titull, apo jo Fatos?

Por ti qenke mërzitur paradhënie edhe për lajmin e ardhjes në jetë të një force të re politike, njësoj siç kanë bërë disa apo ndoshta të gjitha bandat, që sipas teje komandojnë prej vitesh Shqipërinë.

Që do të thotë se ti nuk paske hallin që të shpëtojmë prej bandave, por thjesht je duke bërë tifozllëk të fortë për njërën apo për disa prej tyre.

Në lidhje me këtë parti, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i cili duke publikuar një fotot kur Topalli sulmohej me armë, shprehet se kur ajo sulmohej nga Meta, Basha ishte në Hollandë.

Statusi i Spahiut

Unë për Jozefina Topallin s’kam aspak simpati. ZERO... por kur ajo sulmohej nga kallashnikovë.t e Ilir Metës, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë dhe nuk ishte as antarë i PD. Atëherë Jozefina konsiderohej heroinë!

Sot Basha është aleat i Metës dhe baltos Jozefinën si tradhëtare. Më palaço dhe pa karakter se “demokratët” nuk gjen në planet !

Lëpijnë çdo ditë ata që kanë pështyrë deri dje./ I.M-Dritare.net

Fatos Lubonja, Astrit Patozi e Kreshnik Spahiu komentojnë partinë e