Çfarë tha Elvin Gokaj para Këshillit të Lartë të Prokurorisë!
Dritare.net

Kandidati për drejtimin e SPAK, Elvin Gokaj, prezantoi para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) vizionin dhe prioritetet e tij për institucionin. Ai vlerësoi ish-drejtuesit Altin Dumanin dhe Arben Krajën, duke theksuar se nuk kanë ndërhyrë në asnjë çështje, dhe premtoi se do të ndjekë të njëjtën linjë pavarësie dhe integriteti.
Gokaj theksoi nevojën për rritjen e numrit të hetuesve dhe emërimin e këshilltarëve pranë prokurorëve, si dhe futjen e shefave të seksioneve në short për të garantuar drejtësi të barabartë.
Ai foli edhe për menaxhimin e presioneve, duke shpjeguar se qëndron mbi ligjin dhe nuk bie në kontakt me palët e jashtme për të ruajtur pavarësinë profesionale.
Gokaj përmendi si pika të forta integritetin, punën dhe respektin ndaj stafit, ndërsa pika e dobët, sipas tij, janë aftësitë në programet kompjuterike, të cilat do t’i përmirësojë me ndihmën e ekspertëve./dritare.net