Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë duhet të dini për grupet e gjakut: Kush mund të dhurojë dhe kush mund të marrë

Çfarë duhet të dini për grupet e gjakut: Kush mund të

Gazetarja Rudina Xhunga ishte në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku dhuroi gjak dhe zhvilloi një bisedë informuese mbi procesin dhe rëndësinë e dhurimit.

Në reportazhin e realizuar nga Dritare TV u tregua nga afër çdo hap të procesit nga përzgjedhja e dhuruesve dhe kontrolli mjekësor, deri te përpunimi i gjakut dhe ndarja e përbërësve si eritrocitet, plazma dhe trombocitet.

Në intervistën me shefen e mbledhjes së gjakut në QKTGJ, Viola Shano, u shpjegua se çdo grup gjaku ka veçoritë e veta unike:

Grupi AB është marrësi universal për gjakun e kuq, por dhurues universal për plazmën.

Ndërsa sigurimi i gjakut të kuq është më i thjeshtë, trombocitet paraqesin sfidën më të madhe, pasi kërkojnë gjak shumë të freskët, të mbledhur brenda 24 orëve, dhe përputhje të saktë të grupit të gjakut.

Përtej aktit human, dhurimi i gjakut ka edhe përfitime shëndetësore për vetë dhuruesin. Studimet tregojnë se dhurimi i rregullt ndihmon në mbajtjen e niveleve të shëndetshme të hekurit, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe trurit, dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Në përfundim, mesazhi që Rudina Xhunga përcolli ishte i qartë dhe i fortë:
“Dhuro gjak për të shpëtuar jetën e tjetrit, por edhe për të mbrojtur shëndetin tënd.”/L.F-dritare.net