Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Familjarët nuk i braktisin të afërmit në qendra kujdesi. Infermierja: Mos i paragjykoni azilet!

Familjarët nuk i braktisin të afërmit në qendra kujdesi.

Mimoza Kalaja Moçka ka një shtëpi përkujdesi për të moshuar, por jo vetëm. E ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga zonja Moçka tregoi se perceptimi i krijuar në shoqëri për këto shtëpi është i gabuar. Përkundrazi, ajo u shpreh se më shqetësuese sipas saj, është sjellja e të afërmve me familjarët e tyre. Më tej ajo tregoi rastin një pacienti, ku familjarët e braktisën në qendër.


“Kur dëgjoj komente të ndryshme për azilet nuk ndjehem fare mirë. Unë do të diskutoja më shumë për nivelin e cilësisë që jepet, por të arrihet deri aty sa të ketë dhunë apo keqtrajtime, nuk do ta besoja dot kurrë. Ajo që nuk flitet gjithashtu është edhe sjellja që familjarët kanë për të moshuarit që i lënë në shtëpitë e përkujdesit.
Po ju tregoj për rastin e një 50-vjeçari që ishte paraplegjik, për të cilin mua nuk m’u përgjigjën familjarët kur gjendja e tij u rëndua. Kështu vendosa vetë ta dërgoj në spital. Ne nuk kemi komunikime me familjarët e tij, sepse ata nuk përgjigjen. Unë çuditem se si familjarët mund ta bëjnë këtë veprim, por ndodh.
Ata jetojnë jashtë vendit dhe nuk besojnë kur u them se gjendja e të moshuarit është rënduar, dhe pavarësisht se ngulmoj duke u dërguar foto apo video për të treguar se shëndeti i tij është përkeqësuar, sërish nuk marr asnjë reagim.
Unë gjithmonë kërkoj që në çdo rast për çdo kënd që është në qendër të kem një person që më përgjigjet për raste emergjente të pacientëve. Ne e kemi edhe në kontratë, unë nuk marr vendime për ata, thjeshtë ofroj kujdes. Pra kujdes bazik me kujdestare, kujdes shëndetësor me infermiere, me mjek kur është e nevojshme, por nuk marr asnjë vendim. Unë zgjidh probleme të vogla që mund të jenë tension, temperaturë.
Familjarët duhet të tregojnë të vërtetën për pacientin kur e sjellin në qendrën tonë. Për gjendjen shëndetësore, nga se vuajnë, veset që kanë. Por duke qenë se çmimi ndryshon dhe sa më shumë probleme të ketë dikush, shtohet disi kostoja e qëndrimit.”, u shpreh zonja Moçka në Dritare TV./L.F-dritare.net