
Endri Fuga-PD: Basha s’do ta kishte problem të mos shkonte në punë 219 ditë!
E Diel 22 Nëntor 2020, 21:09
Dritare.net
Ditën e sotme, Partia Demokratike deklaroi se kryeministri, Edi Rama kishte 119 ditë pa shkuar në zyrë. Kësaj deklarate i është përgjigjur drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Përmes një postimi në Twitter, Fuga shkruan se, opozita akuzon të tjerët për gjërat që i kanë bërë ose do t’i bënin vetë.
“Është fiks e njëjta histori: akuzojnë të tjerët për ato që i kanë bërë ose do i bënin vetë. Luli s’do e kish problem të mos shkonte në punë 119 dite, madje as 219. Gjumi, gjumë.”-shkruan Fuga./K.C/dritare.net

















