Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi dhe Olsi Rama mesazh miqve dhe familjarëve pas humbjes së nënës së tyre!

Edi dhe Olsi Rama mesazh miqve dhe familjarëve pas humbjes së

Është ndarë nga jeta ditën e sotme, Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama.

Në një mesazh gjithë miqve, të afërmve dhe familjarëve, Edi dhe Olsi Rama thonë se “për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit”.

Mesazhi i plotë i Edi dhe Olsi Ramës

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama./ I.M-Dritare.net