
E rëndë/ Qëllohet për vdekje 39-vjeçari shqiptar në Greqi!
E Premte 15 Shtator 2023, 14:02
Dritare.net

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pirea, Greqi ku një shqiptar është qëlluar për vdekje.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende është qëlluar në kokë më pushkë, pas sherrit për parkingun.
Mësohet se autori ka qëlluar drejt 39-vjeçarit shqiptar me pushkë, të cilin fillimisht e ka goditur nga jashtë parkingut ku punonte viktima.
Pas ngjarjes, autori 68-vjeçar është arrestuar, dhe priten të dalin detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë./M.K-dritare.net

















