Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E para grua që kandidon për SPAK! Musabelliu para KLP: Ja kush jam unë!

E para grua që kandidon për SPAK! Musabelliu para KLP: Ja kush jam

Doloreza Musabelliu po prezanton para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën dhe vizionin e saj për drejtimin e SPAK për tre vitet e ardhshme. Ajo, e para grua që kandidon për këtë post, thekson rëndësinë e një drejtimi të pavarur dhe të fokusuar në rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Musabelliu po shpreh se përvoja e saj 15-vjeçare në prokurorinë për Krimet e Rënda dhe SPAK, si dhe angazhimi në hetime komplekse, e kanë përgatitur për të udhëhequr institucionin me integritet dhe vendosmëri. Ajo po nënvizon se drejtimi i SPAK kërkon njohuri të thellë të sistemit, aftësi për vendimmarrje të shpejtë dhe fokus në parimet e shtetit të së drejtës.