E mori rrjedha e ujit pas aksidentit në Klos, gjendet trupi i 30-vjeçarit pas një muaj kërkimesh
E Shtunë 7 Shkurt 2026, 12:12
Dritare.net
Pas gati një muaj kërkimesh trupi i të riut Jurgen Karaj është gjetur këtë të shtunë në liqenin e Ulzës. 30-vjeçari nga fshati Fullqet, Klos u mbyt në Mat më 10 janar pasi makina ku ishte pasagjer ra në lumë. Ndërkohë shoku i tij i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, Andi Losha u prangos.
Që prej ditës kur ndodhi ngjarja kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera.
Grupeve iu bashkuan edhe ekipe nga Kosova që ndihmuan me mjete dhe pajisje speciale.