
Durim Bami kërkesë autoriteteve të Dubait: Mos më çoni në Shqipëri, 16 persona duan të më vrasin!
E Martë 29 Tetor 2024, 21:09
Dritare.net
Durim Bami i kërkon autoriteteve të Dubait të mos ta dorëzojnë në Shqipëri. Bami jiu ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri. Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes Metamorfoza ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminonin. Bami u arrestua në Dubai teksa ishte nën shoqërinë e familjes si një i kërkuar prej SPAK-ut.
“Me rrezikohet jeta pretendo. Unë nuk akuzohem për vrasje, ata që janë brenda apo në kërkim janë për vrasje.”, ka pretenduar Durim Bami para autoriteteve të drejtësisë./K.C/dritare.net

















