
Deputeti demokrat me çadër plazhi në Kuvend: Gjuha diskriminuese e Xhaçkës të dënohet!
Dritare.net
Deputeti Asllan Dogjani ka shkuar me çadër plazhi në Kuvend për të dënuar deklaratën e ish-ministres Olta Xhaçka e cila shprehej se investimin në Himarë e dëshiron që “njerëzit nga mali mos të vendosën çadrën para hotelit”. Për mediat, Dogjani u shpreh se gjuha e ish-ministres është diskriminuese dhe sipas tij përbën vepër penale.
“Ndarja e shqiptarëve në të malit, fushës apo kodrave, nuk është etike për një deputete. Jemi shqiptarë dhe nuk duhet të përdorim gjuhë diskriminuese, jo vetëm është e ndaluar, por edhe vepër penale. Kjo gjuhë urrejtje duke i ndarë në të fushës dhe të malit, është e dënueshme nga Kodi Penal dhe Kushtetuta. Jemi njëlloj shqiptar. Kam marrë këtë çadër për të sensibilizuar opinionin publik që gjuhë të tilla të mos përdoren më. Kërkoj nga Komisionieri për Diskrimimin që të marrë masa.
Nuk më lanë që ta fusja brenda në Kuvend sepse doja ta vendosja tek vendi i zonjës Xhaçka. Male ka edhe në Tepelenë e Vlorë, jo vetëm në veri. Shqipëria mal është. Kjo ka përdorur gjuhë diskriminuese për shqiptarët që vijnë nga zonat e veriut”, tha deputeti./M.K-dritare.net

















