
Dashnor Sula braktis Berishën, bashkohet me Adriatik Lapajn
E Enjte 13 Mars 2025, 08:08
Dritare.net
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula pasi është futur në garën e 11 majit si kandidat në listën e hapur, në koalicionin Nisma dhe ”Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt.
Sipas listës së depozituar në KQZ, Dashnor Sula është listuar i fundit në qarkun e Elbasanit, duke u futur në këtë mënyrë në garë për të marrë një mandat deputeti në 11 Maj.
Dashnor Sula vjen si propozim i Nismës Thurje të Endri Shabanit, ndërkohë që udhëheqësi i koalicionit është Adriatik Lapaj.
Vetë Adriatik Lapaj garon në Tiranë, po ashtu dhe Endri Shabani dhe Panajot Soko./L.F-dritare.net

















