Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

CDC: Njerëzit e vaksinuar, mund të rinisin jetën normale!

CDC: Njerëzit e vaksinuar, mund të rinisin jetën normale!

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA këshillojnë që personat e vaksinuar kundër kovidit të rinisin jetën normale.

“Vizitat dhe aktivitetet në natyrë janë më të sigurta sesa aktivitetet në zonat e mbyllura dhe njerëzit plotësisht të vaksinuar mund të marrin pjesë në këto evente. Njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të marrin pjesë në tubime të vogla, si dhe të hanë në restorante të hapura me miq nga shumë familje. Të vaksinuarit kanë më pak të ngjarë të marrin dhe përhapin COVID-19.

Ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës së autorizuar nga FDA ose një vaksinë të autorizuar për përdorim urgjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të udhëtojnë të sigurt brenda Shteteve të Bashkuara. Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë të testohen para ose pas udhëtimit. Ata gjithashtu nuk kanë nevojë të karantinohen, por përsëri duhet të ndjekin rekomandimet e CDC për udhëtime, duke përfshirë: mbajtjen e distancës dhe maskën”.

Më shumë se 1.16 miliardë doza vaksine janë administruar në të gjithë botën. Izraeli është vendi i parë në botë për numrin më të madh të të vaksinuarve. Vendi ka vaksinuar tashmë 60% të popullsisë. Izraeli ndiqet nga Britania e Madhe e cila pasohet nga SHBA. Edhe në Shqipëri vaksinimi vijon me ritme të larta, ku deri më janë imunizuar përmes vaksinimit mbi 500 mijë njerëz./L.F-dritare.net