
Burri i mësueses së vrarë në Teksas, vdes nga trishtimi!
E Premte 27 Maj 2022, 09:09
Dritare.net
Burri i një prej mësuesve të vrarë në të shtënat masive të së martës në Uvalde, Teksas, thuhet se ka vdekur nga një atak në zemër. Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila dha mësim për 23 vjet në shkollën fillore Robb.
Garcia ishte një nga dy mësueset e vrarë nga një adoleshent që vrau 21 persona, përfshirë 19 fëmijë.
Çifti, i cili ishte i martuar prej 24 vitesh, ka lënë pas katër fëmijë. Në Twitter, një nip i zonjës Garcia, John Martinez, tha se Garcia vdiq për shkak të pikëllimit pas vrasjes së gruas së tij.
Pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde, Martinez tha për New York Times se zonja Garcia u gjet nga oficerët duke përqafuar fëmijët në krahët e saj deri në frymën e saj të fundit./L.F-dritare.net

















