
Brizida Gjikondi komenton fakenews-in e zbuluar nga Dritare.net: Nuk mendoj që është video pa qëllim!
Dritare.net
Në Ditën e Lirisë së Shtypit Dritare.net zbuloi një fake news të publikuar në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend. Aktivistja Brizida Gjikondi e ftuar në Shqip në Dritare Tv tha se kjo video në 25 prill nuk është botuar pa qëllim.
“Nuk e mendoj që është pa dashje. Unë pashë dhe mediat që e kanë publikuar dhe janë media mjaft kritike. Kjo video e cenon integritetin e zgjedhjeve. Më vjen mirë që e publikuat sot sepse ditën e sotme Basha ka zhvilluar takime me faktorë ndërkombëtarë ku u k thënë se do të sjellë prova që zgjedhjet nuk kanë qenë të rregullta. Shpresoj të mos çojë këtë video. Në Shqipëri mungojnë dokumentarët historike. Edicionet e lajmeve janë me vrasje, përdhunime dhe politikë. Po të shikosh çfarë bëhet në Itali, e prijnë popullin drejt dinjitetit, vlerës kombëtare. Kurse ne po punojmë vetëm me sipërfaqen”, tha Gjikondi.
Në ditën e zgjedhjeve, një kronikë nga Kavaja u bë lajm në pjesën më të madhe të medies online dhe disa televizioneve në vend. Një zotëri i prezantuar si kryetar KZAZ-së tregonte se kishte mbyllur qendrën e votimit 3 orë para afatit se nuk i shkonte askush për të votuar. Intervista e tij, video, audio, u shpërnda kudo por Dritare.net zbuloi se kjo video i takonte vitit 2019. Të plotë mund ta shikoni këtu./L.F-dritare.net

















