Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blendi Fevziu: Dhurata më e shtrenjtë që i kam bërë gruas

Blendi Fevziu: Dhurata më e shtrenjtë që i kam bërë

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, në një intervistë për Arbana Osmanin në Mirëmbrëma Yje, ka ndarë me publikun një rrëfim të panjohur më parë mbi historinë e tij të dashurisë dhe marrëdhënien me bashkëshorten.

Fevziu zbuloi se dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë gruas së tij ka qenë… puthja e parë, e cila ndodhi në vitin 1998, brenda makinës së tij. Ai tregoi gjithashtu se si e kishte njohur bashkëshorten e tij, duke kujtuar momentet e para në Parkun “Rinia” dhe një rast të rastësishëm në rrugët e Tiranës. Gazetari pranoi se hapi i parë ishte i tij, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila është shumë e rezervuar dhe nuk i pëlqen protagonizmi, ra në dashuri shpejt me të.

Në anën tjetër, Fevziu rrëfeu edhe dhuratën më të keqe që i ka bërë bashkëshortes, gjatë një udhëtimi në Greqi në vitin 1999. Ai kishte blerë për të një palë syze Armani, duke shpenzuar rreth gjysmën e kursimeve të tij, por siç tha vetë, nuk ishte ideja më e mirë pasi ajo nuk e di si t’i përdorë.

"Unë kisha gjithsej, po them kursime, nja 300 dollarë pasi kishin mbaruar edhe ato që kishim mbaruar Vitin e Ri e të gjitha dhe pashë një dyqan syzesh. Thashë t’i blej një palë syze, syzet bënin më duket nja 180 dollarë, pra ishin gjysma e kursimeve që unë kisha mënjanë dhe shkova aty, i them kësaj shitëses dua një palë syze, vëri një herë ti si duken se ku kuptoja, i mora një palë Armani, e mbaj mend si tani edhe shkova në Tiranë, u ktheva gjithë qejf, tha “ku i vë unë këto syze?” Që atëherë i thashë nuk të sjell më dhuratë"./L.F-dritare.net