Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Biden: Do të ndihmoj Shqipërinë dhe Kosovën për reformat!

Biden: Do të ndihmoj Shqipërinë dhe Kosovën për

Kandidati për President Joe Biden, ka edhe një vision për Shqipërinë dhe Kosovën, në programin e tij.

Në një deklaratë të publikuar nga gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, e të atribuar kandidatit për presidenti të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden,thotë se SHBA do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë për reformat, duke theksuar reformën në drejtësi, atë zgjedhoren dhe sundimin e ligjit.

“Forcojë relatat SHBA-Shqipëri përmes rritjes së marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, për t`u siguruar që Shqipëria të mbetet një aleat I fuqishëm në Nato e të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo do të thotë të ndihmojë shqiptarët të realizojnë reformat ë vështira- përfshirë ato të sundimit të ligjit, ani-korrupsionit, reformat e gjyqësorit dhe ato elektorale. Të ndihmojë, së bashku me partnerët europianë ekonomitë e rajonit të goditura nga pandemia, që të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt.”-theksohet në vizionin e Biden.

Më tej dokumenti thotë se “Si senator, Joe Biden ishte një zë i fuqishëm në Kongres, duke qëndruar përpara agresionit të Millosheviçit. Ai mbrojti interesin e Kosovës kur fokusi i botës ishte diku tjetër. Joe Biden prezantoi rezolutën e vitit 1999 që autorizon Presidentin Clinton ‘për të kryer operacione ajrore ushtarake dhe sulme raketore kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.”

Një pjesë të rëndësishme të deklaratës e zë dhe Kosova, të cilën Biden e ka vizituar dy herë. Kandidati presidencial demokrat në SHBA deklarohet si mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Biden, I cili e ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës me 1999, e kritikon politikën e “pabalancuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë, ndërsa premton të rikthejë ndershmërinë dhe barazinë e marrëdhënieve mes tyre teksa të ecet drejt një bashkëpunimi më të mirë.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe arrin njohjen e plotë të ndërsjellë,”/ I.M-Dritare.net