
Berisha nga Facebook-u: Pse ke frikë Rama, pse fshihesh?
Dritare.net

Ish-kryeministri Sali Berisha pas përplasjes me Gardën, live nga Facebook-u tha se qeveria ka urdhëruar bllokimin e seancës.
Berisha tha se qeveria e frikësuar nga opozita ka urdhëruar Gardën që të bllokojë deputetë demokratë që të marrin pjesë ku theksoi: Po shkelmohet rregullorja.
“E ka kapur frika, erdhi me një karvan të gjatë makinash. Po ashtu do ikë. Ne po mbrojmë të drejtat tona kushtetuese, të popullit opozitar. Këta po mbrojnë një grup hajdutësh, janë fatkëqij. Ajo Linda, ka rekordin më të zi të keq shfrytëzimit nga Rama dhe funksionimit të saj si një njeri pa dinjitet.
Si një njeri që nuk njeh dhe shkelmon rregulloren. Këtu pas meje janë deputetë socialistë. Pse i mbani këto gardistë ju? Keni kaq frikë prej opozitës”, tha Berisha./M.K-dritare.net

















