Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Belind Këlliçi në dritare tv: Fokusi jonë është ndryshimi!

Belind  Këlliçi në dritare tv: Fokusi jonë është

I ftuar sot në edicionin e lajmeve në dritare.tv në lidhje Skype foli kandidati për deputet z. Belind Këlliçi. Në fjalën e tij ai u shpreh se po vazhdon punën në zonën e kombinatit, në zonën e unazës së re, në zonën e Kasharit, si dhe në zonën Pezës dhe Ndroqit.

Me Lëvizjen Socialiste për Integrim ne kemi një koordinim në njëfarë mënyre për takimet në terren. Por jemi fokusuar te qytetarët, te takimet derë më derë dhe deri tani çdo gjë po shkon më së miri. Me keqqeverisjen që i është bërë Tiranës në këto 6 vitet e fundit dhe mungesës së investimeve. Të paktën flasë për 4 zonat e mia. Partia e ka trajtuar zonën e kombinatit si bastion të saj dhe e ka lënë pas dore, ndërkohë që është zona më e goditur nga tërmeti dhe ka mungesë investimesh.” Ai iu bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve për të qenë pjesë e ndryshimit të pas 25 prillit"./M.T-dritare.net