Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha në Qesarakë: Ne do të rimbursojmë familjet e goditura nga Covid-19

Basha në Qesarakë: Ne do të rimbursojmë familjet e goditura

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe biznese në zonën e Qesarakës. Kryedemokrati dëgjoi nga afër problematikat e bizneseve të vogla, të cilët janë shtuar për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike. Rënia e konsumit edhe tek furrat e bukës është treguesi i parë i kësaj krize, ku përpos mungesës së ndihmës, ato duhet të përballen edhe me gjobat e shtetit. Basha tha se 25 prilli është ndryshimi për ekonominë, për njerëzit dhe për bukën e gojës së tyre.

Lulzim Basha: Tani po të them, 25 prilli nuk bëhet për partitë, bëhet për ekonominë, bëhet për njerëzit, bëhet për familjet, bëhet për bukën e gojës së tyre. 25 prilli do të jetë dita kur me votën tuaj për ndryshim do të votoni për një shtet që në vend që t’ju trajtojë ju si lopë për t’u mjelë e veten e vet si pronar, do t’ju trajtojë ju si partnerë në zhvillimin e vendit. Në qoftë se ju arrini të krijoni të ardhura çfarë do të bëni? Do të hapni një furrë tjetër. Do të punësosh edhe 2,3 zonja të tjera, pra do të rrisësh punësimin, do të rrisësh mirëqenien, do të rrisësh pagat të cilat në vetvete rrisin konsumin. Ky është cikli pozitiv me të cilin ne duam dhe do ta fusim ekonominë. Ndaj për të gjithë biznesin, për të gjithë sipërmarrjen që ka 8 vjet që vuan sepse vetëm 2 apo 3 kanë bërë hajër këto vite sepse janë të lidhur me kryeministrin. Unë kam një dhe vetëm një mesazh. Votë për numrin 9 do të thotë votë për shpëtimin e ekonomisë, do të thotë votë për shpëtimin e biznesit, do të thotë votë për çlirimin nga ankthi dhe nga terrori dhe për taksat e ulëta dhe uljen e çmimit të energjisë dhe të karburantit

E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga COVID-i. Sipas llogaritjeve tona me shifrat reale të cilat janë shumëfishi i atyre që janë shpallur bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra për kurimin. Po të them mesatarisht se ka shkuar deri në 6 milionë për ata që kanë pasur 3, 4 anëtarë të familjes. Për ata që e kanë kaluar rëndë që i është dashur oksigjeni, i është dashur skaneri disa herë, ju janë dashur analizat disa herë, janë kanë shkuar dhe janë futur në borxh. Ndaj, po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre por na duhet edhe ndihma juaj. Do flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të kemi mundësi të kryqëzojmë të dhënat e familjeve, me të dhënat tuaja për të bërë të mundur një paketë rimbursimi për çdo familje pas 25 prillit./K.C/dritare.net