
315 viktima vetëm gjysmën e nëntorit/Basha: Ja sa është numri i vërtetë i viktimave në vend nga kovidi!
E Enjte 19 Nëntor 2020, 22:10
Dritare.net
I pyetur nga gazetarët se çfarë mendon Basha në lidhje me numrin e ulët të numrit të vdekjeve në Shqipëri, duke u nisur nga fakti që kreu i opozitës ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj qeverisë për menaxhimin e pandemisë ai tha se numrat e vërtetë të viktimave nga kovidi, janë fshehur.
Kreu demokrat tha sot në Opinion dhe se qeveria, ka bërë politikë me vdekjen. Sipas Bashës, numri i viktimave nga kovidi që prej fillimit të pandemisë, është 1238 deri në datën 17 nëntor, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë sipas deklaratës së sotme, është 657. Basha tha se PD disponon edhe emrat e viktimave që nuk janë raportuar zyrtarisht si viktima të kovid. /L.F-dritare.net

















