Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha flet për kohën që i merr politika: Nganjëherë kalojnë 4-5 ditë pa parë vajzat

Basha flet për kohën që i merr politika: Nganjëherë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka treguar se sa kohë i merr politika. Si rrallëherë ai flet për jetën personale, duke thënë se, ka raste kur kalon 4 ditë pa parë vajzat për shkak të angazhimeve me punën.

“Absolutisht kush do ta bëjë këtë punë me pasion, kush beson tek kjo punë, tek ky mision, nuk është punë, nuk është profesion, është mision, duhet të bëhet gati të sakrifikojë çdo gjë nga jeta personale dhe gjithçka nga jeta familjare. Në qoftë se do një përgjigje të shkurtër, kalojnë ndonjëherë katër, pesë ditë pa i parë fëmijët në shtëpi për shkak të orareve të mia.”-tha Basha./K.C/dritare.net