
Balli Kombëtar mes Bashës dhe Berishës/ Roshi: Jam proamerikan!
E Mërkurë 24 Nëntor 2021, 20:08
Dritare.net
I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi ka komentuar edhe situatën aktuale në PD dhe luftën mes Berishës dhe Bashës për të pasur lidershipin e PD. Roshi shprehet se ai është proamerikan dhe nuk mund të bëhet dot kundër SHBA.
“Kam ende kënaqësi nga bashkëpunimi me Berishën dhe me humor në PD thoja që nga gjithë komunistët ky është më i miri. Berisha më ka vendosur kandidat që në 2005. Unë nuk bëhem dot kundër SHBA dhe për këtë shkak u futa edhe në parlament dhe u bëra deputet. E kemi parë SHBA si dritën në fund të tunelit. Unë nuk kam qenë i preferuari i Bashës. Unë në garën mes Bashës dhe Berishës, jam me SHBA” u shpreh Artur Roshi./Dritare.net

















