Auron Tare: Të shkulësh flokët për historianët që mësojnë brezin e ri në këtë vend!
Dritare.net
Historiani Auron Tare, ka bërë një postim ironik në rrjetet e tij sociale, në lidhje me historianët që mësojnë brezin e ri në këtë vend. Ai shkruan se është për të shkulur flokët kur i dëgjon ato të flasin për historinë.
"Të nisësh të dielën me buzën në gaz apo të shkulësh flokët? Kjo është çështja kur dëgjon historianë që mësojnë brezin e ri në këtë vend.
"Ernest Koliqi ishte një pikë referuese për perëndimin se e dinin se nga çfarë qyteti vinte. "Blloku Kombëtar Indipendet, partia më europianiste që ka formësuar Shqipëria, Parti neo konservatore e formatit britanik. Please mos qeshni, nuk është Nard Ndoka, por është Romeo Gurakuqi me profesion historian në universitet. Ja çfarë thotë dokumenti i arkivit të Cia-s, për disa nga këta europianë neo konservatore të tipit britanik.
Sipas këtij raporti, Nikoll Gjonamrkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t'u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd", përfundon postimin Tare./L.F-dritare.net