Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Artan Hoxha: Shqiptarët u martuan me gratë që prostituonin, nga frika e denoncimit!

Artan Hoxha: Shqiptarët u martuan me gratë që prostituonin, nga

Gazetari Artan Hoxha ka folur në "Provokacija" për fenomenin e grabitjes së vajzave në mesin e viteve 90 në vendin tonë, që më pas i detyronin të prostituonin brenda ose jashtë vendit.

Hoxha ka thënë se shumica e trafikantëve sot ato vajza që vetë i detyronin të prostituonin i kanë gratë e tyre, pasi janë detyruar të martoheshin nga frika e denoncimit.

“Grupet nuk merren më me trafikun e femrave dhe ato shqiptare.

Ata që u gënjyen në mesin e viteve 90, në pjesën më të madhe sot i kanë gratë e tyre, vetëm e vetëm që t’i shpëtonin denoncimin.

Një numër shumë i vogël i atyre që janë marrë me prostitucion, ia kanë dalë që të dalin nga rrethi.

Është si para e mallkuar që nuk ia sheh hajrin,”-u shpreh ai./ I.M-Dritare.net