
Kapet vrasësi i Bathores. Vrau kunatën në sy të fëmijës 8 vjeç!
Dritare.net
Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Bathore. Agron Tanushi, personi që shihni në foton më poshtë, ka vrarë me armë zjarri gruan e vëllait, kunatën e tij Jetmira Hasani.
31-vjeçari, është vënë në pranga ditën e sotme, nga uniformat blu. Ai ishte fshehur në një lagje në Lushnje.
"Pas disa orë kërkimesh, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij", thuhet në njoftimin e policisë.
Për shkak të debateve për banesën pas divorcit të viktimës me vëllain e autorit, kunati qëlloi tre mbi 34-vjeçaren duke e lënë të vdekur. Ajo kishte shkuar në shtëpi për të marrë rrobat e saj, por prej aty doli pa jetë! Ajo u qëllua në sy të fëmijës 8-vjeç./L.F-dritare.net

















