Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadorja amerikane ka një mesazh... në çantë

Ambasadorja amerikane ka një mesazh... në çantë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka takuar ditën e sotme kryeministrin e vendit, Edi Rama për një bisedë ku është vënë theksi në bashkëpunimin e palëve, siç raporton Dritare.net.

Ajo që u vu re nga sytë e mprehtë pas këtij takimi ishte çanta që ambasadorja Yuri Kim mbante teksa largohej nga Kryeministri. Një çantë me fjalët e personalizuara "Ambicie, respekt, punë në grup".

Ambasadorja amerikane ka një mesazh... në çantë

Ambasadorja amerikane ka një mesazh... në çantë

Siç duket, ambasadorja ka dashur të japë një mesazh të fshehur për gjendjen politike në Shqipëri me këtë çantë të personalizuar që nga një kërkim i thjeshtë në internet nuk rezulton të jetë ndonjë markë e shtrenjtë siç jemi mësuar të shohim. A do të ketë dialog e punë më grup mes palëve pas këtij mesazhi të fortë?

Kjo mbetet për t'u parë!/dritare.net

Ambasadorja amerikane ka një mesazh... në çantë