Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alarm në Gjermani: Të rinjtë kundër shërbimit ushtarak vullnetar

Alarm në Gjermani: Të rinjtë kundër shërbimit ushtarak

Parlamenti gjerman ka votuar të enjten një ligj që sjell rikthimin e shërbimit ushtarak vullnetar, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen kombëtare në përballje me kërcënimet e sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas reformës, të gjithë të rinjtë 18-vjeçarë në Gjermani pritet të marrin nga janari 2026 një formular për t’ju bërë me dije mundësia për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura. Për meshkujt hedhja e formularit do të jetë e detyrueshme, ndërsa për femrat vullnetare.

Përkrahësit e ligjit theksojnë se me rritjen e pagës fillestare dhe kushteve të përmirësuara, bëhet më tërheqëse pjesëmarrja vullnetare. Synimi është që deri në 2035-ën, forcat e armatosura të arrijnë rreth 260 000 ushtarë aktivë plus 200 000 rezervistë, një zgjerim me të cilin Gjermania synon t’i përmbushë detyrimet ndaj NATO.

Por vendimi ka nxitur reagime – nxënës dhe studentë paralajmëruan greva të enjten në deri në 90 qytete në të gjithë vendin, protestë kundër përfshirjes së rinisë në shërbim ushtarak.

Qeveria e drejtuar nga kancelari Friedrich Merz argumenton se përpjekja synon të sigurojë mbrojtje të besueshme kombëtare dhe të përforcojë rezistencën në një kontekst sigurie gjithnjë e më të pasigurt./L.F-dritare.net