
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku mjeti tip "Suzuki" me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues ne Maqedonin e Veriut.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip "Suzuki",si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve. / I.M-Dritare.net

















