Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Do të përgjigjem në SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani!

Berisha: Do të përgjigjem në SPAK për privatizimin e

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal nga gazetarët para se të hynte në Kuvend , ku u pyet nëse do t'i përgjigjet thirrjes së SPAK, përsa i përket çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Berisha tha se thirrja e tij në SPAK për këtë çështje është bërë sepse Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet me inceneratorët. Megjithatë ish-kryeministri konfirmoi se do të shkojë dhe të përgjigjet.

“S’kam marrë asnjë fletë thirrjeje nga SPAK por nëse po, do i përgjigjem çdo fletë thirrjeje.

Është totalisht përpjekje mjerane nga Rama për incenratorët dhe çështje të tjera. Unë shkoj gjithmonë sa herë të thirrem, sidomos kur bëhet fjalë për një organ akuze edhe pse notohet në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem”, u shpreh Berisha./Xh.Xh/dritare.net