
8 raste të reja me koronavirus. Ja shpërndarja gjeorgrafike!
E Shtunë 23 Maj 2020, 11:11
Dritare.net
Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për media duke informuar m,bi situatën e koronavirusit në vend.
Dr. Rovena Daja nga ISHP ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 989.
"Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar", tha Daja./E.B-dritare.net

















