Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

3 viktima, 131 raste të reja me koronavirus në Shqipëri sot!  

3 viktima, 131 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundi janë shënuar 131 raste të reja me koronavirus, 3 persona kanë humbur jetën dhe 47 janë shëruar.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.

Numri total i të vdekurve ka shkuar në 367 persona. Në vendin tonë nga nisja e pandemisë, janë konfirmuar pozitivë 12666 persona, nga këto 7042 janë shëruar, dhe 5257 janë aktualisht aktivë./ I.m-Dritare.net