Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

15 vite nga masakra e 21 janarit, Rama: Katër viktimat ende nuk prehen dot në paqe!

15 vite nga masakra e 21 janarit, Rama: Katër viktimat ende nuk prehen dot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të shënuar në 21 janar të 2011-ës.

15 vite nga masakra e 21 janarit, Rama: Katër viktimat ende nuk prehen dot


Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se 4 të vrarët ende nuk po prehen dot në paqe, ndërsa gishtin e drejton nga drejtësia, që siç shkruan ai “i ngjan një breshke që lutet për harresë”.

“Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.