Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

11 raste të reja dhe asnjë humbje jetë nga Covid-19

11 raste të reja dhe asnjë humbje jetë nga Covid-19

Nga 2,648 testime, në 24 orët e fundit u shënuan 11 raste të reja me Covid-19. Fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë./K.C/dritare.net