Na ndiqni edhe në

Moti

Temperaturat u ulën. A do të ketë shi kjo fundjavë!

Temperaturat u ulën. A do të ketë shi kjo fundjavë!

I ftuar në studion e lajmeve për të folur për motin këtë fundjavë ishte sinoptikani Hakil Osmani. Ai tha se temperaturat do të jenë në favorin tonë dhe nuk do të ketë surpriza në reshje shiu.

Sipas sinoptikanit Osmani fundjava do të sjellë mot të qëndrueshëm kryesisht në zonat e ulëta, ndërsa zonat malore mund të shoqërohen me reshje dhe rrebeshe afatshkurtër shiu. Vlerat termike do të kenë një rënie, duke shënuar 34 gradë Celsius dhe temperatura të përshtatshme për muajin korrik.

"Pritet që vranësirat të jenë kalimtare në zonat bregdetare, ndërsa reshjet e shiut do të jenë vetëm në zonat malore. Temperaturat e ajrit priten të kenë ulje të ndjeshme me të paktën 5 gradë Celsius dhe duke mos arritur më vlerat maksimale të javës së kaluar në 41 gradë.

Pritet që dhjetë ditët e para të muajit korrik të jenë me temperatura normale për muajin dhe jo me vlera ekstreme. Ndërsa gjysma tjetër e muajit korrik do të përjetojmë përsëri temperatura të larta. Vala e të nxehtit afrikan nuk do të mbetet pa prekur vendin.",- u shpreh ai për DritareTV./M.T/dritare.net