Edhe përse jemi në kulmin e sezonit turistik kjo e dielë është kthyer në një ditë jo të zakonshme korriku pasi janë të paktë pushuesit që mund të shihen në bregdet. Fundjava në vendin tonë ka sjellë luhatje të temperaturave edhe reshje shiu në disa zona. Në Lushnjë, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Tiranë deri më tani janë raportuar reshje, por që fatmirësisht nuk kanë krijuar probleme.
Reshjet pritet të mbeten në nivele normale dhe sinoptikanët parashikojnë se nuk ekziston mundësia e krijimit të ndonjë situate si në Evropën Perëndimore./M.T/dritare.net