Na ndiqni edhe në

Moti

Plane për plazh këtë fundjavë? Ja si do të jetë moti!

Plane për plazh këtë fundjavë? Ja si do të jetë

Këto ditë vendi ynë është dominuar nga moti i paqëndrueshëm. Shpresojmë mos keni bërë plane për plazh nesër sepse kapriçot e motit do t’i prishin planet tuaja. Nesër vendi ynë do të dominohet nga shiu. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe vranësira në zhvillim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje e shiu të cilat do të përfshijnë kryesisht jugun dhe qendrën si dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.

Lajmi i mirë është se të dielën do të përmirësohet moti. E diela parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal. Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat do të pësojnë ulje këtë fundjavë në vlerat minimale duke shkuar në 10 gardë celsius, ndërsa temperaturat maksimale në 31 gradë celsius./K.C/dritare.net