Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për fundjavën!

Parashikimi i motit për fundjavën!

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Dita e shtunë do të jetë mot me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të veriut. Në zonën e jugut do të ketë më tepër kthjellime. Gjithashtu lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Parashikimi i motit për fundjavën!

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Në ditën e diel moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh afatshkurtra. Pas orëve të pasdites reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Përgjatë të dyjave ditëve do të ketë edhe reshje dëbore por tepër të dobëta dhe në lartësi të mëdha malore. Pas erës së fortë të pak ditëve më parë, kjo fundjavë do të karakterizohet nga era e cila do të fryjë e lehtë dhe drejtim kryesor juglindje dhe veriperëndim./L.F-dritare.net