Shqipëria
Sipas Meteoalb vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme gjatë paradites. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë. Ku nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurta e të izoluara të breshërit. Orët e mbrëmjes përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat minimale por ulen me 3 gradë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 32°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë territorin e kosovës do të diktojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë kur vranësirat shtohen dhe gjenerojnë shira dhe stuhi afat shkurtra breshëri. Mbrëmja
përmirëson kushtet atmosferike. Temperaturat e ajrit ulen sërisht me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 14 °C në 31°C. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë kushtet e motit në Republikën e MV gjatë paradites. Por pas mesditës dhe kryesisht orët e vona të pasdites zhvillojnë vranësirat lokale duke sjellë ndonjë shi të papërfillshëm. Orët e vona të mbrëmjes largojnë vranësirat duke ri-kthyer kthjellimet.M.T/dritare.net